Ish-zëvendëskryeministri britanik i bashkohet stafit të Facebook

Teknologji

Ish-zëvendëskryeministri britanik i bashkohet stafit të Facebook

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 07:12
Nick Clegg

Ish-zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg njoftoi sot se do t’i bashkohet stafit të Facebook për të ndihmuar gjigantin amerikan të internetit për të përmirësuar imazhin e dëmtuar nga skandalet.

Ish-lideri i partisë liberal-demokrate (qendër), Clegg e bëri këtë njoftim në profilin e tij në Facebook, pa saktësuar funksionin e saktë që do të kishte në Kaliforni, ku pritet të vendoset.

Agjencia britanike e lajmeve ”Press Association” raportoi nga ana e saj se ai do të merrte që ditën e hënë drejtimin e shërbimit të komunikimit të Facebook, duke konfirmuar një informacion të publikuar nga ”Financial Times”.

Clegg ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë e koalicionit të drejtuar nga konservatori, David Cameron midis viteve 2010 dhe 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat