Facebook lanson Portal, pajisjen për video thirrje

Teknologji

Facebook lanson Portal, pajisjen për video thirrje

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 07:04
Foto ilustruse

Facebook është duke provuar fatin në harduerin me Portalin, pajisjen e video-bisedave në të cilën kompania po punonte. Ka dy modele, Portal dhe Portal +. Ato janë në thelb ekrane të zgjuara që janë të përqendruara kryesisht në ofrimin e një përvoje më të mirë të thirrjeve video.

Portal dhe Portal+ shfaqin një panel 10 inç 1280 × 800 dhe 15 inç 1920 × 1080 respektivisht, njofton Ubergizmo.

Facebook thotë se të dy produktet do të bëjnë video bisedat të ndjehen më pak si një telefonatë dhe “më shumë sikur ju jeni në të vërtetë në të njëjtën dhomë”.

Këto pajisje mund të përdoren për të thirrur këdo me një Portal ose çdokënd që përdor Facebook ose Messenger, 

Meqenëse ato janë ekrane të mençura, ato gjithashtu janë të afta të transmetojnë muzikë nga Pandora dhe Spotify. Videoja mund të transmetohet edhe nga Facebook Watch. Pajisja vjen me Amazon Alexa të integruar, mirëpo nuk ju lejon të shfletoni Facebook.

Kamera me kënd të gjerë në Portal është e aftë të identifikojë trupin e përdoruesit dhe pastaj t’i gjurmojë ata ndërsa lëvizin nëpër dhomë. Kjo bën video thirrjet më të lehta, se sa të mbani një telefon për periudha të gjata kohore.

Nëse identifikon njerëz të shumtë në dhomë, pajisja automatikisht do të përdorë këndin e gjerë për t’i përshtatur të gjithë ata në kornizë. Nëse ka vetëm një person në video thirrje atëherë kamera do të zmadhohet në mënyrë që fytyra e tyre të jetë në front dhe qendër.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të flasin me personin tjetër pa u shqetësuar për vendosjen e këndeve të kamerës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat