BMW me super-automobil?

Teknologji

BMW me super-automobil?

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 14:12
BMW

Fillimi i Serisë 8 është diçka më e afërt me super-veturën që BMW ka bërë në ndërkohë, por jo aq i fuqishëm sa për të qenë një super-makinë e vërtetë.

"Është një pyetje e vështirë për mua, pasi i dua makinat. Personalisht, një herë në jetën time, do të doja të ndërtoja një super-veturë. Unë kurrë nuk hoqa dorë nga kjo dëshirë", tha anëtari i bordit të zhvillimit në BMW, Klaus Frolich.

Megjithëse kjo nuk është konfirmuar, ai e ka lënë të hapur një ide të tillë dhe tashmë është një tjetër zyrtar i lartë BMW i cili shprehu dëshirën për M1 modern.

Më herët gjatë këtij viti, Joseph Kaban, i cili kaloi në ekipin e dizajnimit të BMW-së nga Grupi Volkswagen në vitin 2017, theksoi se se ideja për super-automobilin e  BMW-s është e shkëlqyeshme.

"Nëse ju shikoni në portofolin e kompanisë, BMW ka një i8, i cili është shumë afër konceptit të një super-veture hibride si McLaren P1, i cili është një pozicion i mirë fillestar", tha Frolich.

Sigurisht, se a do të arrijë një BMW M1 i ri do të përcaktojë në radhë të parë strategjia e biznesit dhe nevoja për një automjet të tillë, si dhe një treg që është shumë i kufizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat