Concorde, rivizitimi i luksit dhe magjisë

Teknologji

Concorde, rivizitimi i luksit dhe magjisë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 22:43
Concorde

Në mars të vitit 1969, vetëm disa muaj para se Neil Armstrong të ecte mbi Hënë, Concorde bëri fluturimin e tij të parë.

Avioni supersonik mishëroi një vizion të së ardhmes, aq të guximshëm sa ai i Apollo 11,veçse shumë më mirë. Asnjë avion nuk ka tërhequr imagjinatën publike ashtu si Concorde, edhe pse u ndërtuan vetëm 20 të tillë, të cilët fluturuan vetëm në dy linja ajrore.

Sot, pothuajse 50 vjet më parë, Concorde ende qëndron si një prej arritjeve më të shquara të inxhinierisë njerëzore me një dizajn të klasit të lartë.

“Shumë dizajne që u frymëzuan nga ëndrra dhe optimizmi për projektimin e avionit, ruajnë stilin e frymës së epokës në të cilën ato kanë lindur. Projektuesit ishin futuristë në atë kohë, por tani duket se janë nostalgjikë. Gjithsesi, dizajni i Concorde mbetet ende futurist, edhe pse u krijua në fillim të viteve ’60. Është një vizion i të ardhmes sonë që vjen nga e kaluara jonë”, shpjegon për CNN Lawrence Azerrad, autor i librit “Supersonic: The Design and Lifestyle of Concorde”.

Në një botë estetikisht homogjene në lidhje me avionët e pasagjerëve, Concorde ishte një zbavitje e mahnitshme. Duket ndryshe nga çdo aeroplan tjetër, me krahë në formë trekëndëshi dhe me një hundë të mprehtë si një avion luftarak, ku të dyja këto ishin të dobishme për udhëtimin supersonik.

Concorde fluturoi për 27 vjet, nga viti 1976 deri në vitin 2003, dhe mund të udhëtonte nga Londra në Nju Jork në më pak se 4 orë! Tani janë duke u zhvilluar disa projekte për të rikthyer udhëtimin supersonik, disa prej të cilave premtojnë të materializohen që në mesin e vitit 2020.

Por, para se të ngjiten sërish në qiell, ata do të përballen me krahasime të pashmangshme me “mjelmën” e bukur që nisi gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat