Firefox do të fillojë automatikisht bllokimin e përcjelljes së përdoruesve

Teknologji

Firefox do të fillojë automatikisht bllokimin e përcjelljes së përdoruesve

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 16:39
Firefox

Mozilla po përgatit një lëshim të një shfletuesi të popullarizuar që automatikisht do të bllokojë softuerin që na përcjellë derisa shfletojmë uebin, por kjo mund të shkaktojë një problem.

Prej vitit të ardhshëm, Firefox do të bllokojë automatikisht të gjitha skriptet e ndjekjes dhe do të  ofrojë një sërë mekanizmash që lejojnë të kontrollojmë më mirë shpërndarjen e të dhënave të adresave të internetit.

Vendimi vjen për shkak të pasojave të padëshiruara që gjurmimi i faqes së uebit ka për ndjekësit, siç është leximi më i ngadaltë i faqes.

Ky bllokim tashmë është aktivizuar në Firefox Nightly, derisa për të gjithë përdoruesit e këtij shfletuesi opsioni do të jetë i disponueshëm në janar 2019, kur edhe do të lansohet Firefox 65.

Kritikët paralajmërojnë se bllokimi mund të çojë në një problem nëse bëhet fjalë për mjete të përhapura si Google Analytics. Tani për tani, nuk dihet ende nëse bllokimi do të jetë në dispozicion edhe në Firefox për Android.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat