Mozilla Firefox, rival i Google Chroome

Teknologji

Mozilla Firefox, rival i Google Chroome

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 23:03
Ilustrim

Google Chrome, mund të provokohet nga një prej rivalëve më të mëdhenj të shfletuesve të suksesshëm.

Chrome është shfletuesi më i popullarizuar në botë, por disa përdorues si Mozilla mund ta kalojnë.

Kjo pasi këtë javë, Mozilla njoftoi që shfletuesi i saj i Firefox-it do të bëjë një ndryshim të madh të privatësisë.

Firefox-i do të fillojë të bllokojë ndjekjen e përdoruesit, gjë që do të ndikojë në gjurmuesit që fshihen në sfond dhe ndjekin klikimet tuaja.

Ky ndryshim do të thotë që përdoruesit do të mbrohen nga “virusi”, pa e kuptuar  informacionin mbi sjelljen e tyre në internet ndaj palëve të treta.

Kreu i platformës së produktit të Mozilla, Nick Nguyen, bëri të ditur arsyen e ndryshimit.

“Ne kemi për qëllim të sjellim këtë mbrojtje te të gjithë përdoruesit në Firefox. Do të vazhdojmë të përmirësojmë qasjen tonë për të ofruar mbrojtjen më të fortë të mundshme, duke ruajtur një përvojë të qetë të përdoruesit”.

Ndryshe, mbetet për t’u parë nëse funksioni i ri i Firefox-it do të bëjë një rritje në bazën e saj të përdoruesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat