Nikon prezanton aparatin e ri për 499 dollarë

Teknologji

Nikon prezanton aparatin e ri për 499 dollarë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 19:01
Aparati i ri nga Nikon

Nikon ka lansuar një aparat fotografik të ri të serisë DSLR, i quajtur Nikon D3500 që zëvendëson modelin paraprak, D3400 i lansuar para dy vjetësh.

D3500 për kah forma nuk është shumë ndryshe nga modeli i tanishëm, por ka disa ndryshime të dukshme nga ai.

Ai ka dizajn të ndryshëm, i cili është më i vogël e më i lehtë se D3400.

Bateria e D3500 gjithashtu është përmirësuar, e cila tani është e aftë të bëjë 1550 foto me një mbushje të vetme.

Çmimi gjithashtu është reduktuar. D3500 me një objektiv të thjesht AF-P DX NIKKOR 18-55mm f/2.5-5.6G VR kushton 499 dollarë.

Image

Me dy objektivë, AF-P DX NIKKOR 18-55mm f/2.5-5.6G VR dhe AF-P DX NIKKOR 70-300mm f/4.5-6.3G ED për 849 dollarë.

Pjesa tjetër e kamerës është e ngjashme me D3400, ka 24.2 megapixel DX-format sensor, sistem AF 11-pika e varg të ISO-së 100-25,600.

Kjo kamerë është e aftë gjithashtu të incizoj video 1080p në 60fps, ka lidhje Bluetooth për të transferuar fotot në smartfonë apo me wireless duke përdorur aplikacionin Nikon SnapBridge.

Nikon D350 do të dal në shitje në shtator të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat