Aplikacion që të mundëson të komunikosh pa internet dhe pa valë

Teknologji

Aplikacion që të mundëson të komunikosh pa internet dhe pa valë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Si të komunikosh gjatë katastrofave kur lidhja me internetin dhe sinjali telefonik nuk funksionojnë?

Një kompani e vogël në Kili, vend që preket nga shumë tërmete, propozon një aplikacion për telefona duke përdorur valët radio të kriptuara me frekuencë shumë të lartë.

“Imagjinoni një person pa akses në internet, pa sinjal telefonik, që nuk di ku të shkojë pas një tërmeti. Është ajo që më ndodhi kur jetoja në Vina del Mar me djalin tim katër vjeç”, thotë Barbarita Lara, ideuese e aplikacionit “S!E”.

Në vitin 2010 një tërmet me magnitudë 8,8 ballë Righter i shoqëruar nga një cunami shkatërroi qendrën e Kilit duke shkaktuar vdekjen e 500 personave.

Parimi i këtij aplikacioni mbështetet në përdorimin e valëve radio me frekuencë shumë të lartë që i mundësojnë përdoruesve të marrin në smartfonin e tyre njoftime dhe informacione mbi pikat e grumbullimit dhe qendrat e pritjeve gjatë katastrofave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat