Vitara me motor të ri

Teknologji

Vitara me motor të ri

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 17:16
Suzuki Vitara

Pas katër vjet të prezantimit në sallonin e veturave në Paris, gjenerata e katërt Suzuki Vitara më në fund është freskuar.

Prodhuesi japonez ka ridizajnuar tabelën e instrumenteve, e cila tashmë ka ekran kolor qendror për informacione.

Vetura ka pësuar ndryshime edhe në pjesën e jashtme të saj, duke u bërë me maskë të re, drita të reja dhe dy ngjyra të reja në paletë.

Vitara 2019 do të ketë motor 1.0 litra dhe benzinë 1.4 litra me turbombushës, i cili është prezantuar te modeli S-Cross në fund të vitit të kaluar dhe shërben si zëvendësim për agregatin 1.6 litra. 

Automobili do të prezantohet zyrtarisht në muajin shtator, ndërkohë që pritet të bëhet i ditur edhe çmimi i saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat