'Lajmet e rreme, janë krizë për demokracinë', paralajmërojnë deputetët britanikë

Teknologji

'Lajmet e rreme, janë krizë për demokracinë', paralajmërojnë deputetët britanikë

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 07:44
Mark Zuckerberg

'Mbretëria e Bashkuar përballet me një "krizë demokratike" për shkak të përhapjes së "pikëpamjeve të dëmshme" dhe manipulimit të të dhënave personale', paralajmëron një komision parlamentar.

Komiteti Digital, Culture, Media dhe Sport (DCMS) po heton dezinformata dhe lajme të rreme pas skandalit të të dhënave të Cambridge Analytica.

Në raportin e saj të parë ajo do të sugjerojë që kompanitë e mediave sociale të përballen me një kontroll më të rreptë.

Gjithashtu propozon masa për të luftuar ndërhyrjen në zgjedhje.

Raporti paralajmëron se "synimi i pamëshirshëm i pikëpamjeve hiper-partiake, që luajnë me frikën dhe paragjykimet e njerëzve, në mënyrë që të ndikojnë në planet e tyre të votimit" është një kërcënim për demokracinë.

Raporti i komisionit duhej të publikohej zyrtarisht të dielën.

Por një kopje u botua të premten nga Dominic Cummings, drejtori i grupit zyrtar të fushatës Brexit Vote Leave, në blogun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat