Facebook nuk do të kthehet në Kinë

Teknologji

Facebook nuk do të kthehet në Kinë

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Si shumica e platformave digjitale amerikane, edhe Facebook nuk ka qasje në Kinë, që nga viti 2009.

Rrjeti më i madh social të mërkurën ka siguruar një licencë, për të ngritur një “qendër të inovacionit”.

Qëllimi është të organizohen trajnime dhe seminare, në mbështetje të inovacioneve dhe fillimit të bizneseve kineze.

24 orë më vonë, qeveria në Pekin e ka tërhequr licencën. Ishte e paqartë pse licenca për të hapur qendrën është tërhequr më pas.

Arsyeja mund të jetë se rregullatori i internetit dhe administrata e Kibernetikës në Kinë, pasi nuk ishin  konsultuar rreth procesit të miratimit.

Në bazë të kësaj gjiganti amerikan ka prekur direkt interesat konkurruese të politikës dhe biznesit atje. Përdorimit i rrjeteve kryesore sociale në Kinë, do ta bënte Facebook-un rrjetin më të përdorur.

Ideatori i dhe themeluesi, Mark  Zuckenberg, disa here ka bërë përpjekje të tërheqë vëmendjen e kinezëve gjatë këtyre viteve, por deri tash nuk ia ka dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat