DokuTech, ngjarja më e madhe teknologjike në Kosovë!

Teknologji

DokuTech, ngjarja më e madhe teknologjike në Kosovë!

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 07:01
DokuTech

DokuTech është një konferencë vjetore dhe një nga ngjarjet kryesore të teknologjisë në Ballkan që shtjellon ndarjen e ideve, hapjen e diskutimeve, seminareve interaktive, sesione DIY, ditë të mbushura me argëtim dhe mbrëmje muzikore.

Gjatë katër edicioneve të kaluara, DOKUTECH ka mirëpritur mbi 5.000 pjesëmarrës që nga Ballkani, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

DokuTech-i i ardhshëm do të mbahet më 4 Gusht ne Kino Lumbardhi në Prizren si një iniciativë e përbashkët me partnerët tanë nga Fondacioni Share dhe DokuTech.

Këtë edicion do të eksplorojmë perspektivat e ndryshme dhe do kuptojmë nocione si: Çmendura e një personi, është realiteti i një tjetri”.

Këtë vit edicioni i 5 i DokuTech do të mbahet në Kino Lumbardhi e cila është një dëshmi e rëndësishme e identitetit kulturor të Kosovës.

Në vitin 2014, Shoqëria Civile u bashkua dhe ndërmorën Iniciativën për mbrojtjen e Kinemasë Lumbardhi dhe e shpëtoi ndërtesën nga rrënimi dhe pushoi procesin e privatizimit.

DokuTech 2018 edhe këtë vit po sjell folës të ndryshëm të cilët vijnë nga e gjithë Bota për të cilët kanë aftësi për të parë gjërat ndryshe, të parashikojnë botën e re, të testojnë vizionin e tyre në realitet, të bëjnë ndryshime reale në teknologji, shoqëri, kulturë, media dhe ekonomi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat