Italia mbyll Wikipedian në shenjë proteste - Bota Sot
Italia mbyll Wikipedian në shenjë proteste

Teknologji

E enjte, 20 shtator 2018

Italia mbyll Wikipedian në shenjë proteste

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 18:32
Wikipedia

Wikipedia në Itali ka bllokuar lexuesit nga faqja e saj, në shenjë proteste për një ligj të Bashkimit Evropian rreth të drejtave të autorit në internet.

Kritikët kanë thënë se ligji, i cili pritet të votohet këtë javë, mund të ndalojë fotografitë me përmbajtje qesharake si dhe mund t’iu kërkojë platformave të pagujnë për qasje në lajme.

Vetë redaktorët kanë shkruar se “Wikipedia mund të jetë në rrezik të mbylljes”.

“Nëse propozimi miratohet, mund të jetë e pamundshme të shpërndahet ndonjë artikull i gazetave në rrjetet sociale apo të gjendet në kërkimet në internet, është thënë në njoftim.

Përdoruesve të faqes në gjuhën angleze nuk u është ndaluar përdorimi, mirëpo edhe atyre u është dërguar njoftimi dhe u është bërë thirrje për të kontaktuar me përfaqësuesit e tyre evropianë, para votimit.

Wikipedia është faqja e pestë me më së shumti trafik në internet, ka njoftuar faqja e të dhënave, Alexa.

Artikujt 11 dhe 13 janë kritikuar ashpër në kuadër të rregullave të reja.

Artikulli 13 është cilësuar shumë kontravers, pasi u kërkon faqeve të ashpërsojnë të drejtat e autorit, edhe kur publikohen nga vetë ata.

Kritikët besojnë se kjo do të nënkuptonte se të gjitha rrjetet sociale do të duhej të vërtetonin secilën përmbajtje të publikuar, detyrë pothuaje e pamundshme për përdoruesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test