Google ishte konkurrent i Microsoftit për blerjen e GitHubit

Teknologji

Google ishte konkurrent i Microsoftit për blerjen e GitHubit

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 08:16
Google

Një shef i Google pranoi se gjiganti i kërkimit kishte humbur betejën për blerjen e GitHub. Duke folur për Fortune Magazine, Diane Greene, shefja e shërbit të cloudit konfirmoi spekulimet.

Më përpara ishte spekuluar se Google gjithashtu kishte përgatitur një ofertë krahas asaj të Microsoft.

Themeluesi i GitHub kishte zgjedhur Microsoft falë afrimitetit që kishte me shefin Satya Nadella.

GitHub është një platformë kodimi e cila është bërë mjaft popullore në mesin e zhvilluesve dhe kompanive që ruajnë projektet, dokumentacionet dhe kodet në të.

Apple, Amazon, Facebook, Google e shumë kompani të tjera të mëdha përdorin GitHub.

Janë plot 85 milionë depo të hostuara në GitHub me 28 milionë zhvillues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat