Uber nis apelimin e vendimit për licencë në Londër - Bota Sot
Uber nis apelimin e vendimit për licencë në Londër

Teknologji

E enjte, 20 shtator 2018

Uber nis apelimin e vendimit për licencë në Londër

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:05
Ilustrim

Një gjykatë në Londër do të vendosë më vonë nëse kompania e udhëtimit Uber është “e përshtatshme” për të mbajtur licencë në kryeqytetin britanik.

Seanca për këtë rast pritet të zgjasë disa ditë.

Në shtatorin e kaluar, përgjegjësit për transport në Londër kanë refuzuar vazhdimin e licencimit të kompanisë Uber duke përmendur sigurinë publike.

Që nga ajo kohë, Uber ka bërë ndryshime të mëdha siç janë përmirësimi i procedurave për raportimin e veprave penale.

Disa media kanë përmendur një memorandum të Uber-it dërguar Transportit të Londrës, në të cilën thuhet se rreth 1,148 drejtues makinash të Uber-it janë akuzuar për shkelje të “kategorisë A” siç janë udhëtimi tejet i shpejtë apo incidentet seksuale.

Gjykata do të marrë parasysh ndryshimet e bëra nga Uber dhe do të vendosë nëse tani është i përshtatshëm për licencim.

Kompanisë Uber i është lejuar operimi në Londër, teksa ka pritur apelimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test