Instagram lanson IGTV, platformën konkurrente të Youtube

Teknologji

Instagram lanson IGTV, platformën konkurrente të Youtube

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 13:17
IGTV

Instagram është gati të konkurrojë me YouTube. Sot në një ngjarje në San Francisko, kompania njoftoi se do të fillojë duke i lejuar përdoruesit të ngarkojnë video deri në një orë në gjatësi, pwrderisa deri tani ishte në kufirin e një minute.

Dhe për të strehuar videot e reja më të gjata nga krijuesit e përmbajtjeve dhe publiku i gjerë, Instagram po lançon IGTV. I disponueshëm nga një buton brenda ekranit të Instagram, si dhe një aplikacion i pavarur, IGTV do të nxjerrë në pah video popullore nga njerëz të famshëm të Instagram.

“Është koha që video të ecë përpara dhe të evoluojë,” tha CEO i Instagram Kevin Systrom në skenë në këtë ngjarje. “IGTV është për të shikuar video të gjata nga krijuesit tuaj të preferuar.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat