Microsoft punon në konsolën e re Xbox

Teknologji

Microsoft punon në konsolën e re Xbox

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 21:04
Microsoft ka njoftuar tashmë se ka filluar të punojë në konsolë tjetër Xbox.

Konsola Xbox One X u lansua vitin e kaluar dhe ishte praktikisht një version i përmirësuar i modelit Xbox One, me mbështetje për lojëra 4K.

Microsoft ka njoftuar tashmë se ka filluar të punojë në konsolë tjetër Xbox.

Kompania nuk dha ndonjë informacion konkret për konsolën e re dhe çfarë mund të presim kur hardueri është në pyetje, gjë e cila sugjeron se pajisja e re mund të dalë në treg pas dy vjetësh.

Ndryshe, Microsoft nuk është zhvilluesi i vetëm i konsolës së gjeneratës së ardhshme. Sony ka konfirmuar më herët se nga konsola e re e ardhshme  PlayStation na presin edhe të paktën tri vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat