Facebook do t’ju kërkojë të ngarkoni fotot tuaja nudo

Teknologji

Facebook do t’ju kërkojë të ngarkoni fotot tuaja nudo

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 14:05
Sistemi i ri është testuar në Australi, po shpërndahet gradualisht në Britani, SHBA dhe Kanada.

Kush ka llogari në Facebook do të duhet të bëjë foto nudo. Kjo pasi është vetë rrjeti social që do t’i kërkojë këto foto përdoruesve.

Por mos u frikësoni pasi kjo do të bëhet me qëllim që të ndalohet shpërndarja e fotove hakmarrëse nudo online.

Kompania do të skanojë përdoruesit përmes imazheve dhe do të sigurojë që këto foto të mos lejohen të ngarkohen në këtë faqe interneti.

Kjo nismë është një përpjekje për të ndaluar pornografinë e quajtur hakmarrje, kur imazhet e ndjeshme ngarkohen në internet për të sulmuar personin e treguar në to.

Kjo do të jetë njëlloj si teknologjia e ngjashme që u përdor për të ndaluar shpërndarjen e fotografive abuzuese me fëmijët.

Sistemi i ri është testuar në Australi, po shpërndahet gradualisht në Britani, SHBA dhe Kanada.

Ende nuk është publikuar se si ka ecur testimi i kësaj teknologjie por Facebook po kërkon që përdoruesit të kenë besim të madh tek ky rrjet social.

Nëse keni frikë për fotot nudo që do të bëni nuk duhet të shqetësoheni pasi shefja e Sigurisë Globale të Facebook, Antigone Davis ka thënë se fotografia nudo e dërguar nga përdoruesit për rrjetin social do të shihet nga “një grup shumë i vogël prej rreth pesë njerëzve të trajnuar për këtë”.

Ata pastaj do t’i vënë një kod unik digjital, të quajtur “hashing”, fotografisë. Ky kod do të ruhet në databazë dhe nëse ndokush do të tentojë ta ngarkojë të njëjtën fotografi, ky kod do ta identifikojë atë dhe do ta bllokojë para se të shfaqet në Facebook, Instagram dhe Messenger. Nga ana tjetër fotografia nuk do të ruhet.

Megjithatë Davis ka pranuar se “nuk ka garanci 100%”, për shkak se fotografia mund të manipulohet me ndonjë program e mos t’i ngjajë komplet origjinalit.

Shpërndarja e fotografive nudo si hakmarrje të njohura si “revenge porn” ka pasur rritje të madhe gjatë viteve të fundit, kryesisht nga çiftet që pasi ndahen përhapin foto nudo të ish-ave të tyre për hakmarrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat