E keni rrjetin 'Wi-Fi' të ngadalësuar? Shikoni kush është duke ua shfrytëzuar

Teknologji

E keni rrjetin 'Wi-Fi' të ngadalësuar? Shikoni kush është duke ua shfrytëzuar

Më: 24 maj 2018 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Shumica e ruterëve "Wi-Fi" kanë të inkorporuar mbrojtjen. Nëse shikoni listën e rrjeteve që janë të qasshme në afërsinë tuaj, me gjasë shumica prej tyre janë të kyçura. Por, disa ruterë emitojnë një rrjet të pambrojtur, të shkyçur "Wi-Fi", ku mund të kyçet kushdo, pa futjen e pasuordit.

SI TË ZBULONI SHFRYTËZUESIT E PADËSHIRUAR TË RRJETIT TUAJ "WI-FI"?

Mënyra më e mirë, edhe pse jo më e thjeshtë, është logimi në ruterin tuaj dhe përdorimi i interfejsit të tij, për të parë se cilat pajisje janë të lidhura. Këtë mund ta bëni edhe me anë të celularit, por preferohet që, për këtë, ta përdorni kompjuterin desktop, apo laptop, meqë kanë ekran më të madh dhe për shkak se shumica e ruterëve nuk janë të optimizuar për qasje nga celularët.

ÇKA DUHET TË BËNI?

Shkruani në shiritin e adresave të kërkuesit tuaj 192.168.1.1 dhe shtypni "Enter". Kjo do të funksionojë për shumicën e ruterëve edhe pse ka mundësi që disa modele të përdorin një adresë tjetër IP, të cilën do ta gjeni në vetë ruterin, apo në udhëzimet për përdorim. Ruterët dallojnë midis tyre, por që të gjithë do të duhej ta kenë mundësinë që të shikoni se cilat pajisje janë të lidhura. Juve ju interesojnë pajisjet që janë të lidhura në rrjetin 'Wi-Fi', prandaj përcaktohuni për atë opsion, apo provoni që ta filtroni listën ashtu që të fitoni atë që ju intereson. Pasi ta hapni listën, me gjasë për çdo pajisje do të gjeni tri të dhëna: adresën IP (psh, 192.168.1.17), adresën MAC (psh, EF-34-4D-9A-FE-36) dhe emrin (psh, iPhone i Mirit).

DIJENI EDHE KËTË

Mos harroni se disa ruterë mund ta tregojnë edhe listën e të gjitha lidhjeve në të kaluarën, e jo vetëm atyre aktuale. Kjo dmth se nuk duhet menjëherë të bëni zhurmë nëse vëreni se në rrjetin tuaj janë të kyçur pajisjet e personave që nuk janë të pranishëm në atë moment. Por, gjithsesi duhet të shikoni nëse mund ta njihni pajisjen e cila është lidhur. Kjo mund të jetë e vështirë, prandaj në këtë drejtim do të mund t'iu ndihmojnë psh mundësia e filtrimit të adresave MAC.

PARAMETRAT E SIGURISË

Nëse zbuloni ndokënd i cili nuk do të duhej ta përdorte rrjetin tuaj Wi-Fi, atëherë me gjasë nuk i keni në rregull parametrat e sigurisë, prandaj fqinjët dhe kalimtarët mund të lidhen me rrjetin tuaj të hapur. Për këtë shkak kyçuni përsëri në ruterin tuaj dhe vendoseni pasuordin. Për një nivel shtesë të sigurisë mund ta aktivizoni filtrin i cili në rrjet do të lëshojë vetëm pajisjet me adresë të caktuar MAC. Adresa MAC është një seri shkronjash dhe numrash, që është unike për pajisjen tuaj. Atë e gjeni në etiketën në aparat, apo në meny. Nëse e vendosni një filtër të tillë, atëherë rrjetin tuaj Wi-Fi do të mund ta përdorin vetëm pajisjet të cilat i njeh ruteri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat