HTC U12 Plus vjen më 23 Maj me ekran 6-inç dhe 6GB RAM

Teknologji

HTC U12 Plus vjen më 23 Maj me ekran 6-inç dhe 6GB RAM

Më: 20 maj 2018 Në ora: 00:52
HTC

HTC zyrtarisht ka filluar të njoftojë konsumatorët për telefonin e ardhshëm të kompanisë, modelin U12 Plus duke premtuar debutimin e tij më 23 Maj.

Për fatin e keq të HTC-së, insajderi Evan Blass zbuloi edhe më shumë detaje përpara se prodhuesi Tajvanez ta bënte.

Blass konfirmoi thuajse të gjitha informacionet e rrjedhura në të kaluarën rreth telefonit.

Ai do të ketë ekran WQHD+ 6-inç, procesor Qualcomm Snapdragon 845, 6GB RAM, 64 ose 256GB memorie dhe bateri 3,500 mAh.

U12 Plus do të ketë dy kamera të pasme dhe dy kamera frontale. Dy kamera e pasme kanë sensorë 12 dhe 16 megapiksel kurse dy kamerat frontale janë 8 megapiksel secila.

Telefoni do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit falë IP68. Telefoni zyrtarisht debuton më 23 Maj ku do të njihemi edhe me disponueshmërinë e tij. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat