Microsoft "i shpall luftë" Apple: Arrin konkurrenca e iPad? - Bota Sot
Microsoft "i shpall luftë" Apple: Arrin konkurrenca e iPad?

Teknologji

E mërkurë, 15 gusht 2018

Microsoft "i shpall luftë" Apple: Arrin konkurrenca e iPad?

Më: 17 maj 2018 Në ora: 13:58
Ilustrim

Microsoft po punon në versionin e pajisjes së vet të tabletit, i cili pritet të kushtojë 400 dollarë.

Konkurrenca e iPadit do të dalë në treg kah gjysma e këtij viti, shkruan Bloomberg.

Pajisja do të ketë port USB-C port dhe ekran 10 inç, që do të thotë se ky tablet do të jetë më i lirë se Surface Pro me ekran 12 inç, çmimi i të cilit është 799 dollarë.

Tableti i ri do të jetë më i lehtë se sa modeli premium dhe do të ketë bateri që zgjat katër orë, derisa bateria e Surface Pro zgjat 13,5 orë me një mbushje.

Njëri version i Surface do të ketë 64GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe tjetri model do të ketë 128GB.

Të dy tabletët do të përdorin Windows 10 Pro dhe mund të lidhen në rrjetin LTE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test