Zuckerberg pranon të ketë një takim me dyer të mbyllura në Parlamentin Evropian

Teknologji

Zuckerberg pranon të ketë një takim me dyer të mbyllura në Parlamentin Evropian

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:29
Marck Zuckerberg

Parlamenti Evropian ka miratuar takimin me dyer të mbyllura me themeluesin e Facebook-ut, Marck Zuckerberg.

Krerët e Parlamentit Europian të mërkurën pranuan sugjerimin e Presidentit Antonio Tajani për të ftuar Kryeshefin Ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg për një takim me dyer të mbyllura.

Shefi i parlamentit italian të martën i kërkoi udhëheqësve që Zuckerberg të dëshmojë para një grupi të vogël të deputetëve më të fuqishëm të institucionit pas dyerve të mbyllura – duke shkaktuar protestë nga deputetët e parlamentit, të cilët thanë se CEO duhet të përballet me trajtimin e njëjtë si përpara Kongresit të SHBA-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat