Ky është telefoni i mençur më i shituri në Evropë

Teknologji

Ky është telefoni i mençur më i shituri në Evropë

Më: 14 maj 2018 Në ora: 09:37
Samsung dhe Iphone

Edhe në Evropë, iPhone X është smartphone më i shitur në tremujorin e parë të vitit 2018. Konfirmimi vjen nga të dhënat e publikuara sot nga Canalys.

Apple ka shitur gjithsej 10.2 milionë iPhone në tremujorin e parë të vitit 2018, me një rënie prej 5.4%.

Canalys pohon se rënia me 6.3% në tregun e telefonave të mençur që është regjistruar në Evropë, është më e madhja e regjistruar vitet e fundit.

Apple i reziston mirë krizës në krahasim me mesataren totale, por kompani si Huawei dhe Xiaomi regjistrojnë rritje rekord (respektivisht +38.6% dhe +999%).

Apple mbetet gjithsesi prodhuesi i dytë në Evropë (22.2%), pas Samsung (33.1%) që vit pas viti humbet 15% me 15.2 milionë smartphone të shitur.

Në vend të tretë rënditet Huawei me16.1%. Ndërsa iPhone X mbetet smartphone më i shitur në Evropër. /iPhoneAlbania

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat