Të rejat e fundit nga përditësimi i Windows në 10 prill 2018: Ja gjithçka që duhet të dini

Teknologji

Të rejat e fundit nga përditësimi i Windows në 10 prill 2018: Ja gjithçka që duhet të dini

Më: 14 maj 2018 Në ora: 06:37
Windows 10

Versioni më i ri i Windows 10 është më në fund i disponueshëm për të shkarkuar falas duke shtuar disa karakteristika të reja dhe opsione që e sjellin atë në një nivel me atë që mund të pritet nga një smartphone.

Në vend të shtimit të tool-save për njerëzit që krijojnë media, siç kanë dy përditësimet e mëparshme, versioni i fundit i Windows 10 është i fokusuar në menaxhimin e kohës dhe detyrave.

“Ne duam t’ju japim prapsht një nga gjërat tuaja më të çmuar, kohën tuaj. Dëshira jonë është që ju të keni më shumë kohë për të bërë atë që ka më shumë rëndësi për ju – krijoni, luani, punoni ose thjesht bëni atë që doni “, tha Yusuf Mehdi, zëvendëspresident korporatash i grupit Microsoft dhe Windows Devices.

A nuk u quajt ajo përditësimi i Krijuesit të Pranverës?

Kjo është ajo që u raportua më herët gjatë vitit, por Microsoft ka bërë zgjedhjen e mençur për ta thjeshtuar emrin këtë herë. Në vend që të përpiqeni të mësoni se në cilin vit bie pranvera apo vjeshta, tani kemi muaj dhe vit, gjë që ka shumë më tepër kuptim.
Përditësimi në prill 2018 – a nuk është pak vonë?

Është e vërtetë. Përditësimi ishte planifikuar të prezantohej disa javë më parë, por një bug i gjetur në minutën e fundit nga testuesit duhej të fiksohej përpara se të lëshohej tek përdoruesit e komunitetit të “Windows Insider”. Shumica e njerëzve ndoshta do të marrin përditësimin pas muajit prillit.

Si mund ta gjeni?

Mënyra më e lehtë është të pritet njoftimi nga Windows Update, i cili lejon përdoruesin të dijë se një përditësim është gati për tu instaluar, por gjithashtu mund të kontrolloni manualisht për përditësime nga aplikacioni Settings. Mund të shkarkohet manualisht versioni më i fundit i Windows 10 direkt nga Microsoft dhe të përditësohet nga aty.

A do të jetë e detyrueshme për përdoruesit e Windows 10?

Me një fjalë, po. Edhe pse ka mënyra për të ndaluar Windows 10 nga shkarkimi, Microsoft mbështet vetëm versionet e vjetra të Windows 10 për dy vjet ose më pak nga lancimi.

Kjo do të thotë se përvjetori i përditësimit të Windows 10, i cili u lanciua në gusht 2016, nuk është më i mbështetur dhe nuk do të marrë korrigjime të mëtejshme të bug-eve dhe përditësime të sigurisë.

Përditësimi i Creators, i lëshuar në prill 2017, nuk do të mbështetet më nga 9 tetori i këtij viti, kështu që e vetmja mënyrë për të vazhduar përdorimin e një versioni të mbështetur të Windows 10 është që të vazhdojë upgrading.

Timeline

Ky është ndryshimi më i madh dhe më domethënës i një opsioni në Timeline. Është një historik i çdo aplikacioni apo folderi që ju mund të keni hapur kohët e fundit. Ju lejon të shihni se çfarë po bënit në kompjuter dhe të vazhdoni punën aty ku e keni lënë. [Ndërkohë që aplikacionet e Microsoft përfitojnë nga opsioni Timeline duke treguar në kompjuter lëvizjet në platforma të tjera sin ë rastin e Microsoft Edge për Android dhe iOS.

Focus Assist

Është i ngjashëm me opsionin Do not disturb. Mund ta aktivizoni manualisht apo ta skeduloni duke bllokuar notifikimet dhe shpërqëndrime të tjera. Në fund do t’ju mundësojë me një përmbledhje se çfarë ka ndodhur ndërkohë që ju ishit të zënë. Si në rastin e Do not Disturb ju mund të zgjidhni ato persona dhe adresa emaili për të cilët doni të merrni njoftime edhe në modalitetin Focus Assist.

Diktimi

Microsoft po ushtron vëmendje jashtë mase tek diktimi si një opsion për përditësimin e prillit 2018. Në një kuti bisedimi mund të flsini vetëm duke shtypur windows key + H.

Përmirësimet e Cortanës

Asistenti virtual i Microsoft po merr fuqi të reja me përditësimin e fundit. Tani sugjeron detyra që ju mund të doni ti vazhdoni nga pajisje të tjera duke klikuar në opsionin e Timeline. Suporti për pajisjet e shtëpisë inteligjente ka qënë një opsion shtesë duke përfshirë këtu termostatin Google Nest dhe kontrollin vokal të palëve të treta si në rastin e Spotify.

Microsoft Edge

Vazhdohet akoma të nxiten njerëzit të përdorin Microsoft Edge në vend të Chrome, pasi ofron mbylljen e audios për tabe specifike, metoda të reja për gramatikën, suport mbi gjestet apo disajnin etj.

Ndarja me pajisjet përreth

Microsoft ka krijuar versionin e tij të AirDrop duke dhënë mundësinë e dërgimit të fileve nëpërmjet Bluetooth dhe Wi-Fi pa përfshirë fisha apo pajisje të tjera. Sa i vlefshëm është ky opsion shikohet nga numri i pajisjeve Windows 10 që janë përreth. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat