Ky është mesazhi i WhatsApp që mund t’iu bllokojë telefonin

Teknologji

Ky është mesazhi i WhatsApp që mund t’iu bllokojë telefonin

Më: 11 maj 2018 Në ora: 07:11
WhatsApp

Nga dita në ditë, mesazhe të shumta dhe të ndryshme, të cilat mbartin viruse që bllokojnë dhe infektojnë telefonin, vijnë në celularët tanë. Kohët e fundit po përhapet një tjetër mesazh me një pikë të zezë.

Në të shkruhet:

Nëse prek piken e zezë, WhatsApp-i do bllokohet”.

Nëse edhe juve u ka ardhur një mesazh i tillë, duhet të bëni kujdes dhe të mos e klikoni.

Bëhet fjalë për një “mesazh vrasës”, i cili po qarkullon kohët e fundit në aplikacione si Whatsapp dhe Messenger.

Problemi në fjalë duket se ka prekur për momentin vetëm telefonat që përdorin sistemin “Android”.

Në celularët e vjetër apo pak të fuqishëm, problemet e bllokimit janë më të dukshme krahasuar me ata të gjeneratës së fundit të cilët arrijnë “ta marrin veten nga bllokimi”, në pak sekonda.

Mesazhi në fjalë është i formuar nga disa shkronja të padukshme, dhe kur klikohet provokon një dekodifikim të sistemit opreativ të telefonit duke sjellë si pasojë bllokimin e këtij të fundit, sipas joq. Telefonat e rinj të cilët kanë një fuqi të madhe llogaritëse, arrijnë të zhbllokohen në një periudhë të shkurtër kohore në krahasim me modelet e vjetra të cilët duan minuta të tëra për “të marrë veten”.

Ndërsa sa i përket iPhonëve, aktualisht nuk ka asnjë sinjalizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat