Stresi dhe tmerri i botës online, amerikanët bllokojnë “burimin” e miliona sulmeve

Teknologji

Stresi dhe tmerri i botës online, amerikanët bllokojnë “burimin” e miliona sulmeve

Më: 25 prill 2018 Në ora: 13:40
Viktimë e këtyre sulmeve kanë qenë edhe disa banka në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, por dëmi i shkaktuar nuk bëhet publik.

Një faqe interneti e fajësuar si burim për më shumë se katër milionë sulme kibernetike në mbarë botën brenda një periudhë kohore të shkurtër është mbyllur.

Bëhet fjalë për faqen Webstresser.org, e cila u identifikua, neutralizua dhe më pas serverat e saj u morën nën kontrollin e agjencive të sigurisë kibernetike amerikane e britanike.

Ky ishte një prej operacioneve më të mëdha të këtij llojit, ku u përfshinë një sërë agjencishë amerikane kundër krimit kibernetik dhe Agjencia Kombëtare Britanike e këtij sektori.

Sipas autoriteteve amerikane, faqja përdorej nga shumë kriminelë të internetit për të blerë sulme ndaj bizneseve dhe agjencive qeveritare të ndryshme në mbarë botën.

Viktimë e këtyre sulmeve kanë qenë edhe disa banka në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, por dëmi i shkaktuar nuk bëhet publik.

Gjashtë persona u arrestuan në Britaninë e Madhe, Holandë dhe vende të tjera, ndërsa si provë janë sekuestruar dhjetra kompjutera. Hetuesit thonë se grupi i hakerave shiste shërbimin e tyre për 15 dollarë, një shifër kjo që e bentë atë mjaft të përhapur në internet dhe kushdo mund ta blinte për të sulmuar, qoftë faqe të ndryshme interneti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat