Rreth 20 milionë përdorues të Chrome kanë bllokues të infektuar me virus

Teknologji

Rreth 20 milionë përdorues të Chrome kanë bllokues të infektuar me virus

Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:54
Google Chrome

Disa ditë më parë, AdGuard Research njoftoi se rreth 20 milionë përdorues të Chrome u mashtruan për të shkarkuar dhe instaluar zgjerime të rreme për të bllokuar reklamat.

Sipas studiuesve, zgjerimet nuk janë më shumë se klone të bllokuesve legjitimë të reklamave dhe hakerët kanë futur në to kodin keqdashës.

Hakerët përdorën emra të ngjashëm me zgjerimet e njohura, si Adblock Plus Premium dhe Adguard Hardline, gjë që u lejoi atyre të rendisin më shumë në kërkime. Edhe vetë AdGuard është manipuluar.

Kompania thekson se nuk ka shumë për të bërë kur këto programe të rreme janë në pyetje. Edhe më pak popullorja mes tyre është mbi 30.000 herë. Njëri është shkarkuar mbi 10 milionë herë nga përdoruesit. Në total, pesë zgjerime të rreme janë shkarkuar dhe instaluar në mbi 20 milionë shfletues:

AdRemover for Google Chrome

uBlock Plus

Adblock Pro

HD for YouTube

Webutation

AdGuard njoftoi Google për problemin me zgjerime, të cilat ndërkohë janë hequr nga shitorja e Chrome, ndërkohë që përdoruesit paralajmërohen se disa mund të jenë ende të fshehura, transmeton KosovaPress.

Sipas AdGuard Research, malware mbledh dhe dërgon në server një histori kërkimi, si dhe informacione të tjera personale. Serveri më pas dërgon komanda në shfletues, me një fotogram të pazakontë, por në dukje të padëmshme. Shfletuesi pastaj ekzekuton skriptet në figurë.

Kompania sugjeron përdoruesit të jenë të kujdesshëm kur kërkojnë një bllokues të përshtatshëm kundër reklamave, si dhe duke lexuar me kujdes përshkrimet e zgjerimeve përpara se ta shkarkojnë. Gjithashtu, është e nevojshme të kontrolloni nëse zgjerimi vjen nga një autor apo kompani e besueshme, edhe pse këtu është e nevojshme të jeni të kujdesshëm pasi hakerët janë mjaft të aftë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat