“Vizita” në 3D, skanohen objektet historike në shumë vende të botës

Teknologji

“Vizita” në 3D, skanohen objektet historike në shumë vende të botës

Më: 18 prill 2018 Në ora: 16:01
Me qindra tempuj të Miamarit u dëmtuan gjatë tërmetit të fuqishëm të 2016-tës.

Skanime të rezolucionit të lartë 3D të më shumë se 25 zonave historike anembanë botës janë prezantuar për publikun me qëllimin e thjeshtë mbrojtjen e objekteve të veçanta. Teknika të sofistikuara janë përdorur për realizimin e tyre ndërsa një pjesë e pamjeve u realizuan me drone.

Monumente historike në çdo cep të globit kërcënohen nga fatkeqësitë natyrore, turizmi dhe luftërat, ndaj organizata jofitimprurese CyArk ndërmori këtë nismë që lejon aksesin virtual në struktura të rralla si tempulli i Ananda Ok Kyaung në Mianmar, pallati Al Azem Palace në Siri dhe Chichen Itza në Meksikë.

Me qindra tempuj të Miamarit u dëmtuan gjatë tërmetit të fuqishëm të 2016-tës. Por për shkak se CyArk i kishte skanuar dhe fotografuar nga brenda e jashtë disa prej strukturave që përpara tërmetit, ajo ishte në gjendje të krijonte modele të sakta 3D të tempujve të dëmtuar.

Tani publiku ka mundësinë t’i eksplorojë këto mrekulli arkeologjike përmes kompjuterit, smartphone-it apo syzeve të realitetit virtual.

Të dhënat e mbledhura nga organizata në fjale mund t`i shkojnë gjithashtu në ndihmë përpjekjeve të restaurimit. Prezantimi i projektit koincidoi me ditën e trashëgimisë botërore në 18 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat