Gmail do të jetë ndryshe javët e ardhshme - Bota Sot
Gmail do të jetë ndryshe javët e ardhshme

Teknologji

E hënë, 16 korrik 2018

Gmail do të jetë ndryshe javët e ardhshme

Më: 12 prill 2018 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Google ka në plan të sjellë një pamje të re për faqen e tij të Gmailit.

Në një email që disponon The Verge, kpmpania thotë se dizajni i ri do të përfshijë dhe disa risi, që do të vlejën dhe në llogaritë normale të Gmail.

Google shkruan The Verge, premton një pamje “të freskët, të qartë për Gmail në web”, me risi si Smart Reply, aftësia për të vendosur alarmin tek emailet dhe mbështetje offline.

Nuk dihet saktësisht se si do të jetë pamja e re, por kompania ka nxjerrë së fundmi pamjen e re te Google Calendar, me ikon dhe ngjyra moderne.

Ky ndryshim do të vijë në javët e ardhshme, si një program i hershëm aksesi për konsumatorët e G Suite dhe llogaritë personale në Gmail.

“Ne po punojmë në disa përditësime të mëdha për Gmail, që janë ende në fazë draft. Na duhet dhe pak kohë të merremi me veten, kështu që nuk mund të bëjmë të ditur asgjë ende”, thotë një zëdhënës i Google për The Verge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test