Edward Snowden sulmon Facebook-un

Teknologji

Edward Snowden sulmon Facebook-un

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:33
Edward Snowden

Edward Snowden sulmoi gjigantin Facebook, përmes një postimi të publikuar në Twitter.

Ish-spiuni i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, Snowden quajti Facebook, biznes që fiton para duke grumbulluar të dhëna të jetëve private të huaja.

“Bizneset që fitojnë para duke grumbulluar dhe shitur të dhëna të detajuara të jetës private dikur u përshkruan qartë si ‘kompani të mbikëqyrjes'”, tha Snowden.

Ky reagim i tij erdhi pasi gjiganti i medias sociale pezulloi Cambridge Analytica, një firmë analitike të të dhënave që ka punuar për fushatën e Presidentit Trump.

“Rilindja e ‘kompanive të mbikëqyrjes’ si media sociale është mashtrimi më i suksesshëm që nga Departamenti i Luftës u bë Departamenti i Mbrojtjes”, ka përfunduar ai statusin e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat