“Mushkonja” vjedh të dhënat edhe pa internet

Teknologji

“Mushkonja” vjedh të dhënat edhe pa internet

Më: 18 mars 2018 Në ora: 17:51
ilustrim

Ekspertët izraelitë të Universitetit Ben-Gurion kanë treguar se për të hyrë në kompjuter dhe për të vjedhur të dhënat nuk është e nevojshme që ai të jetë i lidhur me internetin.

Ata kanë zhvilluar një metodë të quajtur "hendeku i ajrit", i cili mundëson shkëmbimin e të dhënave midis dy kompjuterëve të lidhur me anë të dëgjueseve ose mikrofonit, transmeton KosovaPress.

Në kombinim me kodin malicioz, me këtë metodë mund të bëhet konvertimi i altoparlantëve në aparate të përgjimit, por edhe pajisjet për transmetimin e të dhënave, edhe në rastet kur mikrofoni nuk është i lidhur me kompjuterin.

Edhe pse për nevojat e këtij projekti, të quajtur "Mosquito" (mushkonja), ekspertët morën që të krijojnë një protokoll të posaçëm, kanë dëshmuar se është e mundur "të futen" dhe të vjedhin skedarët nga kompjuteri i izoluar.

Është e vështirë të imagjinohet se si do të ishte e mundur që një ndërmarrje ilegale "mushkonja" të përdoret nëse një protokoll bazë përshtatet me telefonat e mençur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat