Gabimi i MacBook lejon hakerët të hyjnë në llogarinë tuaj pa fjalëkalim

Teknologji

Gabimi i MacBook lejon hakerët të hyjnë në llogarinë tuaj pa fjalëkalim

Më: 16 mars 2018 Në ora: 22:17
Ilustrim

Ky gabim i cili u shënua nga “Check Point Research”, do të thotë që hakerat mund t’i qasen lehtësisht llogarisë suaj, madje as që kanë nevojë për fjalëkalim.

Një lëshim i ri shqetësues është zbuluar në versionin Mac të aplikacionit Remote Desktop të Google Chrome.

Aplikacioni Remote Desktop i Google Chrome është një zgjerim për shfletuesin Chrome i projektuar për t’ju lejuar të keni akses në kompjuterin tuaj nga një tjetër desktop ose smartphone. Por sipas Check Point Research, një gabim brenda sistemit operativ MacOS të Apple i lejon hakerat të identifikohen si vizitor dhe të hyjnë në pajisjen e një përdoruesi aktiv, pa hyrë në një fjalëkalim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat