Frankfurti nikoqir i samitit botëror për Bitcoin

Teknologji

Frankfurti nikoqir i samitit botëror për Bitcoin

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:32
Ilustrim

Në Frankfurt të Gjermanisë pritet të mbahet samiti më i rëndësishëm botëror për përdorimin dhe transferet e kryera me bitcoin apo kriptovaluta të tjera.

Kjo ngjarje e vetmja e këtij lloji, është e përqendruar tërësisht në Blockchain (regjistër digjital ku publikisht regjistrohen në mënyrë kronologjike të gjitha transaksionet e kryera me bitcoin apo kriptovaluta të tjera).

Më 26 prill të këtij viti do të mblidhen 700 të pranishëm për këtë ngjarje.

Blockchain ka filluar që të ketë një ndikim të madh në biznese dhe viti 2018 është shpallur viti i tij, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Kjo konferencë një ditore do të bashkojë liderët e industrisë, bizneset, vendimmarrësit, investitorët dhe njohësit e teknologjisë. Aty do të ketë mundësi që të sqarohet gjithçka lidhur me Blockchain dhe po ashtu të takohen njerëzit me ndikimin më të madh në këtë fushë, duke krijuar një mundësi që të shikohet më thellë në çështjet kryesore brenda kësaj industrie. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat