Google Assistant tashmë i disponueshëm edhe në iPad

Teknologji

Google Assistant tashmë i disponueshëm edhe në iPad

Më: 15 mars 2018 Në ora: 22:00
Google

Versioni i iPad gjithashtu mbështet modalitetin e shumëfishtë  të iOS 11, i cili lejon që të funksionojë paralelisht me aplikacione të tjera në tabletin e Apple.
 

Kompania njoftoi  të martën,në një postim në blog se tashmë Google Assistant  është i disponueshëm si një aplikacion iPad.

Truri i Google Home dhe Home Mini ,zyrtarisht në tabletët Apple.

Google Assistant , që është i njohur për fuqizimin e Google Home dhe Google Home Mini speakers, është  tashmë në dispozicion si një aplikacion i iPhone që nga lëshimi në  Majin e vitit të kaluar.

Ndërkohë që ai version i iPhone mund të ekzekutohej në iPad, ky version për tabletë shton mbështetjen për ekran më të madh së bashku me mbështetjen për formën portrait dhe landscape.

Versioni i iPad gjithashtu mbështet modalitetin e shumëfishtë  të iOS 11, i cili lejon që të funksionojë paralelisht me aplikacione të tjera në tabletin e Apple.

Alexa e Amazon, rivali më i madh i voice-assistant të Google, është gjithashtu në dispozicion në iPad përmes aplikacionit Amazon Shopping dhe përfundimisht do të vihet në dispozicion në iOS nëpërmjet aplikacionit Alexa.

Google tha se aplikacioni në versionin tablet do të shfaqet në App Store të Apple që nga dita  e martë dhe do të jetë në dispozicion në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, portugalisht (Brazil) dhe spanjisht. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat