OKB: Facebook është shndërruar në një bishë në Mianmar - Bota Sot
OKB: Facebook është shndërruar në një bishë në Mianmar

Teknologji

E premte, 22 qershor 2018

OKB: Facebook është shndërruar në një bishë në Mianmar

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:12
Facebook

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan rrjetin social Facebook për "rol vendimtar" në nxitjen e urrejtjes ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Një nga pjesëtarët e ekipit që po heton aktet e mundshme të gjenocidit tha se Facebook është "shndërruar në bishë".

Rreth 700,000 myslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh prejse ushtria e Mianmarit ka nisur një operacion kundër militantëve Rohingya në shtetin Rakhine, në muajin gusht.

Misioni Faktmbledhës i OKB-së në Mianmar tha se Facebook "ka kontribuar substancialisht në nivelin e armiqësisë te publiku i gjerë kundër myslimanëve Rohingya".

"Gjuha e urrejtjes sigurisht që është pjesë e kësaj", tha kreu i misionit të OKB-së, Marzuki Darusman.

Facebook, në reagim, tha se nuk ka "vend për gjuhë të urrejtjes" në këtë platformë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test