BE-ja rekomandon një “kod etike” kundër keqinformimit on line

Teknologji

BE-ja rekomandon një “kod etike” kundër keqinformimit on line

Më: 12 mars 2018 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Një grup ekspertësh të mandatuar nga BE-ja rekomandon që platformat dixhitale dhe rrjetet sociale të respektojnë një “kod etike” për të luftuar keqinformimin on line, sipas një raporti të publikuar sot.

Në mesin e ”10 parimeve bazë” të rekomanduara radhiten transparenca, diversiteti dhe besueshmëria e informacioneve, sipas komisioneres europiane për Çështjet Dixhitale, Mariya Gabriel, e ngarkuar për këtë çështje, shkruan ata.

Në një intervistë dhënë të premten për median, Gabriel tha se ishte i nevojshëm dyfishimi i përpjekjeve kundër keqinformimit on line, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, kur nga ndajnë vetëm 15 muaj nga zgjedhjet europiane.

Komisionerja bullgare ngriti këtë grup pune në muajin janar, i përbërë nga 40 përfaqësues të mediave të rëndësishme europiane (RTL, Mediaset, Sky News), shoqërisë civile (RSF) gjigantëve të teknologjisë (Facebook, Twitter dhe Google) si dhe pedagogë dhe gazetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat