Microsoft pranon se Windows 10 S ishte konfuz, përditësimi i ri “S Mode” falas

Teknologji

Microsoft pranon se Windows 10 S ishte konfuz, përditësimi i ri “S Mode” falas

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:33
Microsoft

Microsoft ka konfirmuar planet e tij për ta bërë Windows 10 S në një sistem operativ i dedikuar në version special “S Mode” për Windows 10.

Shefi i Microsoft, Joe Belfiore ka pranuar se versioni origjinal i Windows 10 S, i cili bllokonte kompjuterët dhe detyronte të merrte aplikacione vetëm nga Windows Store ishte konfuze, “Ne kemi dëgjuar gjithashtu se emërtimi ishte pak konfuz si për klientë ashtu edhe për partnerët tanë”.

Për të shmangur këtë konfuzion, Microsoft tani ka krijuar S Mode për çdo version të Windows 10.

“Duke filluar nga përditësimi i ardhshëm për Windows 10, i cili do të dal shumë shpejtë, konsumatorët mund të zgjedhin që të blejnë Windows 10 Home të ri apo Windows 10 Pro PC me S mode në dispozicion falas” ka thënë Belfiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat