Data Analyst, profesioni i të ardhmes

Teknologji

Data Analyst, profesioni i të ardhmes

Më: 7 mars 2018 Në ora: 07:58
Ilustrim

Studiuesi shkencor i të dhënave ka si qëllim transformimin e të dhënave të pastra në të dhëna me informacione të lexueshme. Detyra e tij është të ndihmojë kompaninë në kthimin e këtyre të dhënave në mundësi për zgjidhjen e problemeve që lidhen me biznesin.

Në Europë, Big Data do të arrijë vlerën e 2% të PBB deri në 2024 dhe do të krijojë 3.5 milionë vende pune. Prej vitesh flitet për profesionin e analistit të të dhënave dhe rëndësinë e tij në një kompani. Të dhënat po konsiderohen si nafta e re kështu që për tu përdorur duhet të përpunohen e transformohen.

Inxhinieri i të dhënave merret me sigurimin e disponueshmërisë të të dhënave, cilësinë e tyre në mënyrë që tu vihen në shërbim kompanisë duke identifikuar dhe koordinuar, në këtë mënyrë, procese, fenomene, mundësi dhe risqe që shfaqen për kompanitë.

Deri më tani është shumë vështirë të gjenden programe të cilat nxisin studimin në fushën e të dhënave, kështu që shumica e të interesuarve janë autodidaktë me përvojë të pakët në analizë të dhënash.

Analisti i të dhënave është një pozicion i cili shërben si mbështetje për inxhinierin e të dhënave i cili asiston dhe siguron që informacionet të jenë në dispozicion të kompanisë në mënyrën më efikase të mundshme.

Me fjalë të thjeshta, analisti i të dhënave studion vlerat e tyre dhe i transformon në informacione për tu komunikuar tek drejtuesit e kompanisë. Për këtë profesion nevojiten aftësi shumë të mira analitike, aftësi në programim dhe gjithashtu në komunikim pasi edhe pjesa e transmetimit të të dhënave është shumë e rëndësishme. Një analist të dhënash mund të jetë i diplomuar në ekonomi, matematikë, statistikë, inxhinieri dhe informatikë.

Studiuesi shkencor i të dhënave ka si qëllim transformimin e të dhënave të pastra në të dhëna me informacione të lexueshme. Detyra e tij është të ndihmojë kompaninë në kthimin e këtyre të dhënave në mundësi për zgjidhjen e problemeve që lidhen me biznesin.

Është një profesion i një niveli më të lartë se analisti i të dhënave pasi nevojiten njohuri shtesë në përdorimin e algoritmeve për menaxhimin e të dhënave. Këtu nevojitet një diploma në inxhinieri softuer, njohuri në gjuhët e programimit si edhe gjuhët e përdorimit të të dhënave si SQL.

Një profesion i ri është edhe specialisti i mbrojtjes së të dhënave i cili do të shohë një rritje të kërkesës nga kompanitë e të gjithë sektorëve, sidomos pas rregullave të reja të BE për privatësinë. Bëhet fjalë për një profil që duhet të ketë aftësi shumë të mira juridike, menaxhim risku dhe analizën e proceseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat