Instagram bëhet si Viber

Teknologji

Instagram bëhet si Viber

Më: 5 mars 2018 Në ora: 23:36
Instagram

Instagram po punon për të shtuar opsionin për thirrje ndërmjet përdoruesve.

TechCrunch ka zbuluar disa detaje në versionin Android të aplikacionit Instagram, duke qenë se brenda saj ndodhen disa ikona që kanë të bëjnë me telefonatat audio dhe video.

Ikonat i përkasin telefonatave klasike audio dhe video-telefonatave. 

Sipas TechCrunch, Instagram mund te aktivizojë këtë funksion brenda sistemit të mesazheve direkte, duke i ofruar mundësinë përdoruesve të telefonojnë me anë të internetit.

Prezenca e ikonës APK do të thotë se ky funksion do të aktivizohet së shpejti, fillimisht për Android dhe më pas edhe në aplikacionin për iPhone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat