Shfaqen probleme në funksionimin e Facebook'ut - Bota Sot
Shfaqen probleme në funksionimin e Facebook'ut

Teknologji

E shtunë, 23 qershor 2018

Shfaqen probleme në funksionimin e Facebook'ut

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 17:00
Facebook

Facebook po ka probleme në përditësimin e statuseve. Kështu përdoruesit e këtij rrjeti social po pengohen që të shkruajnë në të.

Përdoruesit e Facebook’ut janë bartur në Twitter, ku po shprehin shqetësimin sepse po kanë probleme në përditësimin e postimeve, shkruan The Sun.

Të dëshpëruar, ata që përdorin FB nuk po mund të shkruajnë statuse, sepse kur po selektojnë pjesën e destinuar për të shkruar, atëherë po shfaqen pengesa. Ky është edhe problemi që po e shfaqin njerëzi me hashtagun #FacebookDown

Kur e rifreskohet, shfaqet normalisht faqja e Facebook’ut, por kur provon të shkruash, problemi përsëritet.

Sipas raportimit një webfaqeje që detekton rëniet e rrjeteve sociale, Facebook ka pasur problemin e njëjtë që nga ora mesdita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test