Rusia zhvillon laserë të fuqishëm për rrëzimin e satelitëve

Teknologji

Rusia zhvillon laserë të fuqishëm për rrëzimin e satelitëve

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Rusia pohon të ketë zhvilluar laserë të fuqishëm, të cilët janë në gjendje që të rrëzojnë satelitët e armikut në orbitë.

Sistemi përfshin përfshirjen e laserit në aeroplan, i cili me ndihmën e radarit ndihmon pajisjen të gjejë caqet.

Sipas burimeve anonime të cilat citohen nga agjencia e lajmeve ruse Interfax, prodhuesi i armëve Almaz-Antey ka përfunduar punën në kompleksin antisatelit.

Ndërkaq, Samuel Bendett, analist për kërkime në qendrën për analiza detare, tha për DefenseOne, se Rusia i konsideron satelitët amerikanë një kërcënim të madh kur është në pyetje konfrontimi potencial. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat