Huawei konfirmon emrin e telefonit të ri me tre kamera

Teknologji

Huawei konfirmon emrin e telefonit të ri me tre kamera

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 17:53
Ilustrim: Huawei

Në MWC 2018 (Kongresi Botëror i Celularëve), i cili do të mbahet nga 26 shkurti deri më 1 mars, do të marrin pjesë emra të mëdhenj të prodhuesve të telefonave dhe pajisjeve të ndryshme teknologjike, duke përfshirë edhe Huawein.

Prodhuesi kinez tashmë ka prezantuar telefonin e tij të ri të avancuar, i cili është caktuar të lansohet më 27 mars. Kompania ka publikuar një video të shkurtër promovouese për ngjarjen, duke konfirmuar emrin e këtij telefoni – Huawei P20.

Videoja 7-sekondëshe edhe njëherë shfaq telefonin me tre kamera kryesore me tre rrethe më tepër dhe më shumë shkronja në fjalën “mooore”.

A do ta lansojë Huawei këtë telefon me tre kamera apo kjo është vetëm një truk i marketingut për përditësimin e softuerit, mbetet të shohim muajin e ardhshëm.

Huawei P20 pritet të vijë me procesor Kirin 970 AI dhe do të punojë me sistemin operativ Android Oreo me ndërfaqen e përdoruesit EMUI 8. Po ashtu, së bashku me P20 pritet të prezantohen edhe dy telefona të tjerë – P20 Plus dhe P20 Lite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat