Gjithçka çka duhet të dini rreth Samsung Galaxy S9

Teknologji

Gjithçka çka duhet të dini rreth Samsung Galaxy S9

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:32
Galaxy S9

Samsungu do të lëshojë telefonin e mençur të ri Galaxy S9 dhe S9+ i cili pritet të jetë më i shituri se i mëparshmi Galaxy S8. Telefoni i ri do të prezantohet në Barcelonë.

Dizajni i ekranit të Galaxy S9 pritet të jetë i ngjashëm me S8 dhe S8+. Gjithashtu edhe madhësia e ekranit do të jetë i ngjashëm me verzionet e mëhershme, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Kamera e Galaxy S8 kishte një verzion prej 12-megapikselave. Galaxy S9 pritet të vijë me një kamerë të përmirësuar të vetme dhe S9 + me një version të sistemit të kamerës së dyfishtë që debutoi së pari me verzionin Note 8.

S9 do të ketë dy procesorë të ndryshëm, varësisht nga rajoni – çipi i Snapdragon 845 i Qualcomm në SHBA dhe çipi më i fundit i Samsung Exynos 9810 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë.

Thashethemet gjithashtu sygjerojnë se Samsung ka përmirësuar teknologjinë e saj të skanimit të fytyrës dhe irisit për sigurinë, nëse do të jetë në gjendje të përputhet me Face ID të Apple, mbetet për t’u parë.

Së fundi, Samsung pritet gjithashtu të debutojë me një version të ri të sistemit të saj DeX, i cili e kthen një telefon të mençur në një kompjuter desktop me Android, që lidhet me një monitor të jashtëm, tastierë dhe miun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat