Aplikacioni që tregon nëse ushqimi është i helmuar

Teknologji

Aplikacioni që tregon nëse ushqimi është i helmuar

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 14:05
Ilustrim

Studiuesit në Universitetin Massachusetts Amherst kanë zhvilluar aplikacionin, i cili shndërron telefonat e mençur në një detektor për baktere.

Aplikacioni mund të përdoret me një shtojcë mikroskopike, e cila kushton 30 dollarë dhe si e tillë detekton bakteret në ushqime. Ai po ashtu mund të përdoret edhe për testimin e sigurisë në ujin e pijes.

Profesori Lili He dhe mikrobiologu Lynn McLandsborough thonë se aplikacioni punon pasi të lidhet me një shtojcë mikroskopike, e cila detekton bakteret brenda gjysmë ore në ekran, si dhe tregon për llojin e tyre.

“Ne mund të detektojmë bakteret me iPhone, por ende nuk e dimë nëse ajo janë patogjene”, tha McLandsborough për NPR.

Ai thotë se do të vazhdojnë punën për të zhvilluar teknikën, e cila do të detektojë llojin specifik të baktereve për t’i ndarë ato të mirat nga të këqijat.

Megjithatë, duhet ende vite para se aplikacioni të dalë në treg dhe ai do të mund të përdoret në amvisëri kundër rreziqeve të mundshme helmuese në ushqime. Ndërkohë që disa kompani të ushqimeve kanë treguar interesim për teknologjinë më të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat