Robotë që “punojnë” në hotele e spitale

Teknologji

Robotë që “punojnë” në hotele e spitale

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 06:21
Ilustrim

Kompanitë tekonologjike janë duke krijuar robotë për të kryer funksione të caktuara, me synimin për ta bërë punën e njerëzve më efiçente. Një prej këtyre kompanive është Savioke, e cila ndodhet në Silikon Valley të Kalifornisë. Ajo ndërton robotë që shpërndajnë artikuj të ndryshëm, madje edhe ushqime, në spitale dhe hotele. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee takoi disa prej këtyre robotëve në një hotel në Las Vegas:

Dy punonjës të rinj në Hotelin "Renaissance" të Las Vegasit kanë shkaktuar habi në mesin e klientëve:

“Kur hapin derën e dhomës, ata mbeten të habitur"- thotë punojësi i hotelit, Karl Kruger.

Robotët e quajtur Elvis dhe Priscilla, që kanë emrat e Elvis Presley-it dhe ish gruas së tij, përmbushin porori të klientëve nëpër dhomat e hotelit.

“Kryesisht ata u çojnë klientëve sende si furça dhe pastë dhëmbësh, peshqirë, gazeta… Por nganjëherë ata u çojnë edhe porositë e ushqimeve, apo pijeve, sidomos gjatë natës, nga ora 12 deri në 6 mëngjesit, kur ka më pak personel."- thotë Kruger.

Përdorimi i teknologjisë, si në rastin e robotëve të kompanisë Savioke, është një mënyrë që hotelet në mbarë botën përdorin për të tërhequr klientët. Kjo ndodh në një kohë kur udhëtarët kanë më shumë zgjedhje se kurrë.

“Biznesi ynë është në konkurrencë të fortë, qoftë me kompaninë AirBnB, apo me të tjera; prandaj na duhet të qëndrojmë një hap para tyre."- thotë Kruger.

Përveç dërgimit të sendeve të nevojshme të hotelit…

… këta robotë kryejnë edhe për detyra të tjera.

Në këtë pikë riparimi të kompanisë FedEx, roboti Sam u dërgon teknikëve telefonë të prishur, që ata t'i rregullojnë.

Në spital, një robot mund të shpërndajë ilaçet dhe artikujt e furnizimit…

“…ose pajisje, apo mostra laboratorike…ka shumë sende që duhen shpërndarë në spital dhe këtë mund ta bëjnë robotët e këtyre përmasave," - thotë Steve Cousins, i kompanisë "Savioke".

Kompania Savioke i quan ata Robotë-Stafetë. Ata janë pajisur me një hartë të mjedisit përreth dhe me një kamera tre-dimensionale, që i ndihmon të lëvizin brenda ndërtesës. Robotët, po ashtu mund t'u japin infromacione përdoruesve, qofshin në spital, apo hotel.

“Zakonisht në hotele pëlqehet aftësia që të shohësh çfarë sheh roboti; por robotët në hotele i kanë të drejtuara kamerat nga poshtë, që të mos kontrollojnë njerëzit. Ata programohen në mënyrë të tillë që kontrolli i tyre fokusohet tek pamja që kanë ata përpara dhe për të mësuar se çfarë e ka bllokuar pamjen" - thotë Steve Cousins, i kompanisë "Savioke".

Për udhëtarët nëpër botë, roboti i kompanisë Savioke ka gjetur tashmë punë në hotelet e Amerikës Veriore, Europës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Paga mujore e këtij "punëtori" që punon 24 orë në ditë pa bërë pushim drake… Ai merret me qera për rreth 2 mijë dollarë në muaj./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat