Xheli që zëvendëson qepjen kirurgjikale

Teknologji

Xheli që zëvendëson qepjen kirurgjikale

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:51
Mjaftojnë 60 sekonda që ajo të vendoset mbi plagë për t’u ngjitur duke ndihmuar në mbylljen e saj

Një masë xheli, e cila ngjitet mbi plagë pritet të zëvendësojë qepjen kirurgjikale, duke e mbajtur plagën e mbyllur deri sa ajo të mbyllet vetë, duke mos lënë shenja nga plaga.

Mjaftojnë 60 sekonda që ajo të vendoset mbi plagë për t’u ngjitur duke ndihmuar në mbylljen e saj, pa pasur nevojën e qepjes, duke eliminuar kështu si shenjat që krijohen nga kjo procedurë, por edhe dhimbjen.

I quajtur “metro glue”, ai sipas shpikësit të saj mund të shërbejë edhe për operacione në organe të brendshme, madje edhe tek ato më të komplikuarat si zemra, apo mushkëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat