Facebook lanson aplikacionin e mesazheve për fëmijë nga sot për Android

Teknologji

Facebook lanson aplikacionin e mesazheve për fëmijë nga sot për Android

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:48
Android

Facebook ka lansuar aplikacionin e vet të mesazheve për fëmijë edhe në sistemin operativ Android, pasi në iOS ishte lansuar në dhjetor të vitit të kaluar.

‘Messenger Kids’ është i dizajnuar për fëmijë të vegjël, nga mosha 6 deri 12, si një mënyrë e sigurt për të komunikuar me shoqëri e familje.

Prindërve ju lejohet në mënyrë strikte që të kontrollojnë se me kë fëmijët e tyre mund të komunikojnë në këtë aplikacion.

Ky aplikacion përfshinë video thirrje, me shumë filtra e maska, vegla për vizatim e shumë të tjera.

Messenger Kids nga sot mund të shkarkohet në Google Play store.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat