Aplikacioni që ua mban mend pasvordët dhe ua mbushë të dhënat e juaja

Teknologji

Aplikacioni që ua mban mend pasvordët dhe ua mbushë të dhënat e juaja

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 15:18
ilustrim

Me siguri se ka patur raste që keni harruar fjalëkalimin apo jeni bërë nervoz duke mbushur të dhënat e juaja për të kaluar ndonjë procedurë në kompjuter apo telefon. Tani ekziston një aplikacion që me lehtësi ua kryen këto punë.

“Password Boss” quhet aplikacioni që ua kryen disa detyra të juaja. Ky program krijon pasvorde të pathyeshme dhe unike ndërsa ju ndihmon të mbushni me lehtësi të dhënat e juaja.

Mjafton ta mbani në mend një shifër të këtij aplikacioni, dhe për të tjerat përkujdeset vetë “Password Boss”.

Ky program shëndrrohet si menaxher i dosjeve tuaja duke kryer këto detaje me përpikmëri të madhe. Ky program është me pagesë dhe kushton 19.99 dollarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat