Samsung e fut në sherr me Teheranin; Seuli kërkon ndjesë

Teknologji

Samsung e fut në sherr me Teheranin; Seuli kërkon ndjesë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 09:33
Kreu i komitetit organizativ të lojërave olinpike të Pyeongchang i kërkoi ndjesë Iranit për një lajm të përhapur

Telefonat e posaçëm “Galaxy Note 8 Olympic Edition” të Samsung, të prodhuar enkas për sportistët e lojërave olimpike dimërore, që nisën në Korenë e Jugut, për pak shkaktuan një incident diplomatik mes Penianit dhe Teheranit.

Kreu i komitetit organizativ të lojërave olinpike të Pyeongchang i kërkoi ndjesë Iranit për një lajm të përhapur se ekipi olimpik iranian dhe ai koreano-verior nuk do të merrnin telefonat Samsung Galaxy Note 8.

Ndjesa e Lee Hee-beom mbërriti pas reagimit të fortë të palës iraniane. Në Teheran, ambasadori koreano-jugor u thërrit nga Ministria e Jashtme për të dhënë sqarime.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane e interpretoi lajmin si “të pamoralshëm dhe që bie ndesh me shpirtin e garave olimpike”.

Çështja shkoi deri atje sa Prokurori i Përgjithshëm iranian të thërriste për sqarime edhe kreun e Samsung për Iranin.

Situata u sqarua dhe atletët iranianë do të marrin Samsung Galaxy 8 Olympic Edition, por në rrjetet sociale shumë iranianë mbajnë ende mëri, duke bërë thirrje që të bojkotohen produktet e Samsung.

Samsung dhuroi i dhuroi mbi 4 mijë pajisje të tilla komitetit organizative të lojërave olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat