Bitcoin drejt humnerës

Teknologji

Bitcoin drejt humnerës

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 17:05
Bitcoin

Kriptomonedhat kanë pasur me të vërtetë ditë të këqija këto javët e fundit.

Të premten, Bitcoin dhe të gjitha kriptomonedhat e tjera të mëdha pësuan rënie drastike sipas CoinMarketCap, pas lajmeve të këqija për rregullime më strikte, parashikime të këqija dhe vjedhje të monedhave digjitale.

Pasi ra në 8,000 dollarë, Bitcoin sot ka rënë në 7,200 dollarë, që është rënia më e madhe që ka pasur muajt e fundit.

Këto lëvizje në çmim me shumë gjasë janë rezultat i lajmeve të këqija rreth kriptomonedhave, që kanë qarkulluar tash e disa muaj. Gjatë vikendit, disa banka – duke përfshirë Llyods Banking Group, Banka e Amerikës, Citigroup, JP Morgan, Capital One dhe Discover – e kanë bërë të pamundur për të blerë Bitcoin me kartat e tyre të kreditit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat